Traumatologu i mirënjohur në Maqedoni profesor Kamillovski, paska deklaruar ( tv-sitell ) se demek DYGJUHËSIA në shëndetësi në sportele do të sjellka pakuptimësi të mëdhaja ndërsa në sallën e operacionit ajo mundë të jetë tragjike për pacientët , sepse jo që nuk donë por nuk e njeh gjuhën shqipe , e si do tja kërkoj unë ndonjë vegël gjatë operimit një motre apo mjeku shqiptar .

Po , o TRAUMATOLOG ,po në sallë të operacionit ne e dimë se gjuha e vetme është shkenca, PROTOKOLLET E MJEKËSISË dhe gjuha e mjekësisë . Po fundja , të gjithë motrat dhe mjekët shqiptarë jam i mendimit se e njohin gjuhën e mjekësisë, po ti na trego se si po kuptohesh p.sh. me ato mjek e kirurg që vijnë në Maqedoni nga shtetet e jashtme sipas programës së ministrisë së shëndetësisë për këmbim të njohurive dhe praktikave shkencore ?

Ky perceptim i gjërave nga një traumatolog i mirënjohur por si duket i partizuar në skajshmëri është SHOKANTE !

z. Traumatolog , ju si duket qenkeni traumatizuar nga gjuha shqipe dhe nga paranoja vuani nga linguifobia, njohja e gjuhëve tjera mund ta shpëtojë pacientin jo vetëm në sallë të operacionit por edhe jashta sajë. Haj so zdravje doktore!