Këngëtarja Adelina Tahiri shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga e re do të jetë ritmike, dhe pritet të jetë suksesi i radhës për këngëtaren, e cila ka kohë që nuk ka sjell diçka të re për fansat.

Ditë më parë, Adelina ka nisur edhe xhirimet e klipit, i cili do të jetë mjaft ekstravagant dhe për realizimin e tij këngëtarja ka shpenzuar shuma marramëndëse.

Ajo ka sjell nga Tirana në Shkup produksionin për të bërë xhirimet, gjersa edhe veshja me të cilën ajo do të paraqitet është zgjedhur me kujdes, dhe ka pasur një kosto të lartë.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja Tahiri shfaq disa imazhe përmes së cilave tregon blerjet e shumta që ka bërë së fundmi në Stamboll.

Në fotografi shfaqeshin me dhjetra qese të mbushura, gjersa si një adhuruese e markave, mendohet që këngëtarja shkupjane të ketë shpenzuar me mijëra euro për klipin e ri.