Një shpërthim bombe ka ndodhur në Gaziantep të Turqisë, në një lokal në qendër të qytetit.

Mediat lokale raportojnë se në lokal u hodh një granatë nga persona ende të paidentifikuar.

Nga shpërthimi kanë mbetur disa të plagosur, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Deri tani nuk bëhet me dije për viktima.