Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një fabrikë në Turqi, ku kanë mbetur të vdekur pesë persona dhe 16 të tjerë janë plagosur.

Sipas njoftimeve të para Ministria turke e Punës ka deklaruar se shpërthimi shkatërroi tavanin e fabrikës dhe dëmtoi disa automjete aty pranë.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” tha se një bojler shkaktoi shpërthimin dhe zyrtarët janë duke hetuar se çfarë në ndodhi.
Ambulancat, zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan në zonë.