Shkruan Alil Fetai

Ideja e shtetit juridik dhe e sundimit të së drejtës, ka të bëj me një nga problematikat më të mëdhaja të njeriut për cështjet e organizimit të pushtetit apo qeverisjes. Natyra e pushtetit apo qeverisjes dhe natyra e njeriut janë shumë problematike . Pushteti dhe fuqia e pushtetit është një dukuri e cila sa është e nevojshme po aq është edhe shumë e rrezikshme, pasi që si dukuri është e prirur në përhapjen e saj të madhe, kurse njeriu si bartës i pushtetit dhe si qenie e pa përsosur eshte i prirur për abuzime të pushtetit. Problemi kryesor ka qenë gjithmonë në atë se ku duhet në esencë të bazohet pushteti dhe qeverisja dhe si ajo duhet të bëhet,që të jetë në interes të përgjithshëm të qytetarëve. Me ketë problemi i kufizimit të saj shëndërohet në një pyetje-si të parandalohet privatizimi i saj të cilës do forme…?.

Prandaj koncepti i shtetit dhe sundimi i së drejtës është një nga përpjekjet më serioze ku edhe sot me vështirsi gjendet ndonjë alternativë serioze. Ajo u shfaq në një kontekst më të gjërë Europjane të shekullit të ri, si një shprehje e një ideje në lidhje me rëndesinë e Ligjit në ngritjen dhe funksionimin e shtetit dhe së drejtës. Kjo pikëpamje merr primatin e sundimit të Ligjit kundrejt sundimit të popullit, ku dmth. Jo nën sundimin e njeriut por sundimi i Ligjit. Platoni, në përputhje me këtë që moti ka paralajmeruar se autoritetet e kontrollit pushtetar duhet të jenë “ shërbetorë të Ligjit “ pasi që ,nëse në një “vend apo shtet ku Ligji varet nga drejtues të pushtetit dhe ku vet Ligji nuk e ka fuqinë e saj, aty shumë qartë shihet rrënimi i saj apo gati të rëzohet ai pushtet “. Në lidhje me këtë edhe Aristoteli theksoi “është më mirë të respektohet Ligji “ ndër të tjera pasi vet Ligji “nuk ka pasione “ e as që “ kontrollohet apo dirigjohet nga pasionet “. Apropo kësaj është e njohur edhe deklarata e Ciceronit “ neve duhet patjetër të jemi shërbetorë te Ligjit që të ndjejmë dhe të jemi të lirë “. Pushteti juridik, respekton njeriun dhe qytetarin ku ajo atë e kupton si një qëllim, jo si një mjet. Nuk jetojnë qytetarët për shtetin apo për hir të shtetit, por e kundërta – shteti egziston për hir të qytetarëve të tyre . Një nga parimet më të rëndësishme të sundimit të së drejtës , është parimi universal. Ku nga kjo do të thotë se parimet ligjore dhe standardet ligjore duhet të jenë të zbatueshme në formën dhe mënyrën universale dhe të barabarta për të gjithë. E jo të jesh bisht apo shtojc e dikujt…barazia duhet të jetë e barabartë dhe atë qindpërqindë…! Shteti i së drejtës është një ide emancipuese, për barazinë e barabartë dhe të përgjithshme ligjore, sigurisë dhe parashikueshmërisë në tërsi.

Ajo mbështetet në idenë e egzistimit të pushtetit juridik dhe ligjor, ku ata vlejnë dhe kanë një forcë detyruese për ushtruesit dhe pushtetarët dhe për ata që ai pushtet udhëhiqet ku thelbi i ligjit dhe egzistimit të pushtetit në aspektin moral dhe nga ana praktike është një nga parimet më të njohura të egzistimit të shtetit dhe së drejtës, ku ata janë: të jetosh me nderrshmëri : mos e fyejmë dhe nëncmojmë njëri tjetrin : dhe cdokujt ti jepet ajo që i takon. Në sundimin e shtetit dhe të së drejtës, si një nga përbërjet më thelbësore është arsyeshmëria, racio dhe kërkesa ku e drejta duhet të ketë parasyshë idenë e drejtësisë dhe paanësisë pasi ajo është themeli i cdo qeverisje të mirë.

Ku në lidhje me këtë është e njohur edhe ajo thenje “ Mos ja bëj atë dikuj, atë që nuk ja don vetes “. Kjo rregull e artë është e një kërkese minimumi, ku të gjithë njerzit e vetëdijshëm do të duhej të respektonin që të jetonin në një paqe dhe në një respekt dhe bashkëpunim të përbashkët. Në përpjekje për të realizuar idenë e sundimit të së drejtës, ata që aspirojnë, ndeshen dhe përballohen me vështirsitë nga më para dhe sot me përplot pengesa sic janë: pushteti apsolut, shteti partiak , me anomi , korrupsionin e sistemit politik dhe juridik (e cila nuk duhet të meret vetëm në kuptimin e asaj të zakonshëm të rryshfetit, por në atë si e kanë kuptuar filozofët e medhënj politik, dhe atë : korrupsioni – prishja e sistemit ndodhë në atë moment kur pushteti favorizon interesat e atyre individëve apo grupeve që e ushtrojnë pushtetin në dëm të interesave të përgjithshme) : kultura autoritare politike : mungesa e traditave demokratike : zbatimin e parimit, pushtetit dhe së drejtës, ku në një mënyrë e fshinë dhe neglizhon këtë parim: verbëri ideologjike dhe nacional-shoviniste që prodhon jo tolerancë: mungesa e njohurive për të zgjidhur disa cështje dhe probleme të mëdha.

Nepotizmi i kuadrove politike , vetëdija fisnore dhe konservative, partiokratia – apo ndryshe manipulimi demokratik i partisë, si dhe monopolet juridike dhe politike. Për realizimin e sundimit të shtetit dhe se drejtës kërkohen disa para kushte dhe përcaktues : – Ndërtimi i një shoqërie të lirë dhe autonome, kufizimi i vullnetit politik e sidomos vetvullnetit apsolut, institucionalizëm të mirë.