Sindikata e Punëtorëve të RTK-së është shprehur e shqetësuar me neglizhencës që Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvend, po i bën presion RTK-së për të siguruar buxhetin e mjaftueshëm për këtë medium publik.

Kuvendi i Kosovës përveç që dështoi të sigurojë buxhet të mjaftueshëm për RTK-në, ai nuk arriti ta gjejë formën e përhershme të pavarur të financimit të RTK-së. Kuvendi i Kosovës si themelues i RTK-së, tash e 17 vjet nuk po arrin ta gjejë pronën për RTK-në dhe ndërtimin e objektit të ri si dhe as nuk po e ndihmon RTK-në, të përfundojë digjitalizimin, proces ky jetik për të ardhmen e RTK-së”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së.

Kjo sindikatë ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndaj buxhet RTK-së për tre mujorin e këtij vitit.

“SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që menjëherë t’i ndahet buxheti RTK-së për tremujorin e këtij viti si dhe ta sigurojë pronën për RTK-në”.

SPERTK, mos ndarjen e mjeteve të tremujorit të parë e ka quajtur ndërhyrje në pavarësinë editoriale të Televizionit Publik të Kosovës, duke paralajmëruar edhe protesta.

“SPERTK çdo vonesë të Komisionit për Buxhet e Financa për mos ndarjen e mjeteve për tremujorin e parë të RTK-së e konsideron ndërhyrje direkte në pavarësinë editoriale të RTK-së si dhe në destabilizim të RTK-së, e deri te bojkotimi i punës dhe thirrja për protesta”, thuhet në komunikatë nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së.