PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE Shkup, ka procesuuar edhe një vepër penale me nr. të lëndës XVI 793/19 ndaj ish Reisit të Bashkësisë Fetare Islame e RMV Sulejman Rexhepit, pasiqë i njëjti publikisht para gjitha mediave në prill të vitit 2019 bëri thirrje për linçim dhe likuidim fizik të tanimë Reisit formalo-juridik të BFI e RMV, Skender ef. Buzakut.

Pasiqë javën e kaluar Skender ef. Buzakun, ishte i pranishëm në PROKURORINË THEMELORE PUBLIKE për të dhënë deklaratë në cilësi të të dëmtuarit, i njëjti është njoftuar se vepra në fjalë i është bashkangjitur dy veprave tjera të cilat Sulejman Rexhepi i kishte kryer brenda këtij viti, prej të cilave e para ishte ngritur nga Komiteti i Helsinkut kurse e dyta ka të bëjë kur i dyshuari i dëshiron vdekjen gjyqtares së Gjykatës Themelore Shkup II. Gjitha këto vepra kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes, ku thuhet: “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes, ose mosdurimit mbi bazën etnike, racore, fetare ose në bazë tjetër diskriminuese sipas nenit 319 pikës 1 dhe 2 prej Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dënohet prej 1 deri ë 10 vjet burg.

Thirrja e ardhshme për të dyshuarin do të jetë 10 Qershori, pas së cilës nëse nuk paraqitet edhe herën tjetër, i njëjti do të sillet detyrimisht nga organet e rendit, ose të njëjtit do t’i ngritet aktakuzë në mungesë thuhet nga BFI-ja e Skender Buzakut.