Shkruan Qenan Aliu

…Duhet ta ripërsërisim për të satën herë një moment , se pa sjelljen e një LIGJI PËR DEKRIKIMINALIZIMIN E POLITIKËS në Maqedoni, mbajeni mend edhe shumë vite HAJDUTËT do të fshehen pas petkut të imunitetit të deputetit.

Kjo është një urgjencë për të cilën shoqëria dhe çfardo formati i qeverisë duhet të hapin debatin publik dhe pas saj në procedurë të rregullt të sjellet ky ligj që është imperativ për këtë shoqëri. Pa këtë ligj , jam i mendimit se shoqëria ka të ngjarë të ritë spiralën e keqkuptimit ,se kurë shef se hajdutët e milijonave dhe plus me krime tjera bëjnë politikën në parlament, qeveri apo në zyra tjera të larta publike , ata mund të kaplohen nga dëshprimi i skajshëm dhe të fillojë një spiralë e konvertimit të njerëzve nga qytetarë lojal, të ndershëm dhe esnaf në qytetarë hajn e grabitës në çdo moment kur ti jepet mundësia. Spirala eventuale e abuzimeve do të deformonte në skajshmëri këtë shoqëri saqë atëherë vetëm zullumi do të dukej punë e mençur.

Madje , a është njerëzore dhe e drejtë të gjithë qytetarët e një vendi të jenë të obliguar të rrespektojnë edhe ligjet që sillen me shtypjen e BUTONIT edhe nga disa hajna , të cilët vetë së pari duhet të përgjigjen para drejtësisë! Dhe në fund , a është njerëzore dhe e drejtë që disa në zyra të larta publike të sjellin VENDIME e AKTGJYKIME në emër të qytetarëve ,ndërsa vet duhet të përgjigjen para drejtësisë për hajnitë dhe krimin e tyre!

Është proces i vështirë, por ka shembuj në botë dhe për rreth se një ligj i tillë ka spastruar skenën politike dhe institucionet shtetërore për disa vite.

Andaj kemi obligim kombëtarë, moral që të angazhohemi në vazhdimësi për një ligj të tillë, për tju lënë pas gjeneratave të reja institucione kredibile me kapacitete të plota dhe një skenë politike pa tensione dhe pa nacionalizëm të shëmtuar.