Deponia e mbeturinave në qytetin e Dibrës është në gjendje alarmante, e cila po bën helmimin e qytetarëve në mënyrë të heshtur duke marrë përmasa serioze në drejtim të dëmtimit të shëndetit të qytetarëve e sidomos të fëmijëve. Në redaksinë e portalit FOL kanë arritur disa fotografi dhe video ku shihet djegja e tyre.
Nga banorët e Dibrës thuhet se djegja është nën urdhërin e organeve kompetente komunale dhe se deri tani komuna nuk ka ndërmarrur masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Ata shprehen të pakënaqur nga kryetari i kësaj komune,e cila udhëhiqet nga Ruzhdi Lata nga BDI duke e vlerësuar si kryetarin më të keq të të gjitha kohërave që ka patur kjo komune, duke theksuar skandalin që bëri gjatë vitit 2015 me varrezat autoktone shqiptare të cilat i quajti si varreza osmane vetëm për të pranuar doancionin nga agjencia turke për zhvillim TIKA. Përveç këtij skandali që ka të bëjë me asgjësimin e trungut shqiptar të këtyre varrezave, ai nuk dha detaje se për çfarë arsye kryetari i komunës ka pranuar këtë ndryshim, por edhe sa para janë ndarë nga agjencia turke. Ndërkaq djegja e mbeturianave vazhdon e me këtë rritet rreziku i sëmundjeve ndaj banorëve të kësaj komune./fol.mk

©FOL