Qasje analitike nga redaksia 

Themelimi Universitetit Nënë Tereza në Shkup, hapi shumë dilema.        Madje kishte reagimie për mënyrën e shpejt për ta jetësuar ate sa maë parë. Kishte kritika nga ekspertë për poltizimin e tij, për mungesën e kuadrit  mësimdhënës, për mungesën e objekteve univesitare, si dhe më kryesorja ato kuadër duke filluar nga ushtruesi i detyrës së Rektorit e deri tek koordinatorët e fakulteteve nuk i plotësonin aspak kushtet e parapara me ligjin sipëror të Maqedonisë.

Nuk mbahet mend në historinë e shteteve moderne dhe të njerëzimit kjo formë e hapjes së Universitetit.  Paramendoni, edhe ne vitin 1994 kur u themelua UT- që atë botë e themeloi rektori historik  Fadil Sulejmani së bashkë me shumë arsimdashës që kishin të gjithë mbështetjen e popullit dhe të të gjitha partive politike, edhe atëherë kishte kushte më të mira se që ka sot Univeristeti Nënë Tereza. Studentët e mbajnë mend këtë më së mirë. Pavarësisht se ai Universitet ishte jo legal, populli e dha maksimumin për tu siguruar kushte normale ligjeratave të studenteve. Reçica e Vogël   ishte u shëndrua në vatër dije. Poashtu edhe Poroji, edhe Çarshia e Epërme. Me një fjalë ata që i lëshuan shtëpitë u kujdesën edhe vetë që në ato klasë të improvizuara  të mos ju mungojë asgjë e nevojshme studentëve. Pronarët se bashku më drejtuesit e Universitetit kujdeseshin për studentet njejtë si për fëmijët e tyre, në asnjë mënyrë nuk guxonte që ata studentë të kënë ftohtë ditëve të dimrit. Më kryesorja se kushtet teknike, është së në aspaketin e kuadrit mësimdhënës UT-ja e atëhershme kishte kuadrin më të mirë të mundshëm që mund të ekzistonte.  Kjo vatër dije i tuboi të gjithë kuadrot më të mirë nga vendi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët posedonin titujt e duhur akademik, dhe ishin profesorët ndër më të merit në rajon.

Po sot si e ka hallin USHT-ja? Të gjithë janë të vetëdijshëm për partizimin e këtij tempulli të diturisë. Duke filluar nga Rektori e deri të Sigurimi, e deri tek 90% e kuadrit mësimdhënës, janë familjar të funksionarëve të BDI. Madje edhe te bombat e Opozitës, kishte një bisede se si funksionar i lartë Xhevat Ademi i bën presion Liderit të BDI, për të punësuar kuadro të BDI.  Kjo Parti po e dëmton rëndë këtë vatër dije. Së bashku me stafin akademik, po lejon që ky Universitet të jetë shumë formal, duke e ulur cilësinë, duke lejuar siç flitet nëpër qytet korrupcionin, si dhe intervenimet sidomos nga zyrtarët e BDI për ti kaluar aktivistët e tyre. Me një fjalë aty po bëhet një masakër i vertetë  institucional. Jo rrastësisht ky universitet rradhitet  nga fundi në bazë të listës së Shangait që merret me vlerësimin e këtyre Universiteteve.

Sa i përket UEJL-it I cili në një far mënyre është munduar të ruajë cilësinë e stafit akadaemik në përgjithsi. Megjithate  numri i studentëve i studimeve deridiplomike ka rënie të dukshme, dhe ky Universitet arrin të mbietoj nga studentët Master dhe të Doktoraturës. Megjithate, Rektori i ri pas zgjedhjes së tij, sikur u largua pak nga misioni dhe qëllimi i hapjes së këtij Universiteti. Ai menjeherë e kompenzoj mbështjetjen e zyrtarëve të huaj, duke emruar dy dekan jo shqiptar.  Dhe duke bërë ca ndrime të udhëheqësisë së vetë Universitetit sigurisht për të qenë ai më komod dhe funksional.

Ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë më themelimin e UNT ishin ende me interesante. Në momentit që po kërkohej hapësira me qerra për Univeristetin Nënë Tereza, u paraqit Rektori i UEJL-it vullnetar duke i ofruar objektet e UEJL-it, universitetit Nënë Terezës. Një rast i parë ndoshta në botë. Dy Universitete me një Objekt, në Shtetëror dhe një privat,  dhe imagjinoeni kur do të shkojnë në ligjerata ose provime studentët e dy universiteteve, paramendoni far hutije do te jetë. Dhe për të qene tragjedia më e madhe, ksihim zëra nga udhëheqësit e UEJL-it më saktë nga zëdhënësi i Rektorit, se ekziston mundësia që dy Universitetet të bashkohën në një Universitet të vetëm? Shtrohet pyetja?  Si mundet dy persona që rrasisht janë dibran edhe Ministri i Arsimit edhe Rektori I UEJL, të vendosin për fatin e dy Universiteteve. Aq më tepër për UEJL I cili u krujua krejt në rrethana tjera nga Arbën Xhaferi dhe ishte model i Universiteteve me të mira të rajonin. Tani nuk kemi faj ne që Rektori aktual nuk arrin ta ruajë numrin e studentëve si dhe imaxhin e UEJL që e ka pasur aj Universitet. Ose kush eëhtë Ministri i arsimit ta shpalosë këtë ide? Apo flitet për biznes ? Qeveria do i jape para edhe UEJL-it edhe Nënë Terezës, ndërsa UEJL do i japë objekte USHT-se? Cfar është ky mallverëzim me opinionin? Apo do të duhet ti kthehet sërisht toka e UEJL-it shtetit, të cilën ky Universitet e fitoj nga vetë shteti vite me parë, edhe ate 24 hektar tokë.   

Për të tilla kombinime nuk mund të vendosin dy persona, pavarësisht se UEJL është universitet privat me karakter publik, megjithatë nuk mund të vendos Rektori se a do shkrihet apo jo. Ose shtrohet pyetja fare e thjeshte pse BDI e krijoj Universitetin Nënë Tereza, i cili nuk plotëson asnjë kusht, përpos atij politik. Pse nuk i ndihmoj të zgjerohet USHT-ja ose UEJL? Apo mundohet t’i rahatojë ish-at partiak, dh eta forcoj Shkupin i cili ka dhuruar shumë vota kësaj partie ne cdo cikël zgjedhor. Dhe tash Lideri  sajë duhet të ketë nje argument për ta përdorur në fushatë në vend të bustit të Skëndërbeut tani do merret me Universitetin Nënë Tereza?  Sa turp për BDI-në….

© fol.mk