Ekspozitë e vizatimeve ‘Ikje për një të nesërme më të mirë’ nga sirianët Shergo Musa dhe Nazli Abdu të punuara gjatë qëndrimit të tyre me fëmijët e tyre në Qendrën pranuese për tranzit Vinojug, do të hapet sot në Kinotekën e Maqedonisë.

 

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 janar 2017, ndërsa organizohet nga përfaqësia e UNHCR-së në Shkup dhe Qendra për menaxhim me kriza, njofton AIM.

Ekspozitën do ta hapin përfaqësuesi i UNHC Shkup, Mohamed Arif dhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku në praninë e dy artistëve nga Siria. /Telegrafi/