Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot u takua me Milan Jazbec, ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, i cili po përfundon mandatin e tij në vendin tonë. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e fuqishme miqësore midis dy vendeve dhe mbështetjen e madhe që vendi ynë e ka, nga Sllovenia, në procesin e integrimit evropian është konstatuar intensifikimi i bashkëpunimit midis vendeve në vitet e kaluara.

“Në takim u vlerësua se Maqedonia e Veriut edhe me realizimin e zgjedhjeve parlamentare tregoi potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm demokratik. U konkludua se vendi ka bërë përparim të madh në tre vitet e kaluara, që vështirë se dikush besonte se ishte e mundur, përmes mbylljes së çështjeve bilaterale me fqinjët, anëtarësimit në NATO, perspektivave të hapura evropiane. U konkludua se e gjithë kjo është rezultat i vizionit, planit dhe vullnetit politik të udhëheqjes së vendit. Në të njëjtën kohë, u ra dakord që realizimi i projektit të madh të BE-së të vazhdohet, i cili sjell jetë të mirë për qytetarët dhe rezultate në fushën ekonomike”, kumtoi shërbimi për media i qeverisë.

Kryeministri Spasovski e falënderoi ambasadorin slloven Jazbec për kontributin e tij të madh personal si dhe për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika Sllovenia.

“I kemi mbyllur të gjitha çështjet e mëdha, synimet strategjike janë duke u realizuar, anëtarësimi në NATO dhe hapi drejt integrimit evropian dhe e gjithë kjo mund të arrihet vetëm me miq të sinqertë si ju dhe Republika e Sllovenisë. Tani, pas zgjedhjeve, jemi përqendruar në krijimin e institucioneve në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese, të cilat do të vazhdojnë zhvillimin e integrimit evropian të vendit, sepse qytetarët kanë zgjedhur rrugë të sigurt dhe të caktuar për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të sigurta, të lira, të drejta dhe demokratik”, tha kryeministri Spasovski.

Në takim u konkludua se konfirmimi i miqësisë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë është edhe bashkëpunimi i mirë midis qeverive të dy vendeve gjatë krizës shëndetësore, si dhe bashkëpunim ekonomik, i cili pritet të avancohet më tej në periudhën vijuese.