Rritja e numrit të përdoruesve për shkak të izolimit të koronavirusit u venit më shpejt sesa kishin menduar të gjithë.
Pandemia e koronavirusit nuk e ndalon Snapchat
Snapchat vijon të rritet edhe pse pandemia e koronavirusit ka dëmtuar industrisë e reklamimit. Kompania raportoi rritje të numri të përdoruesve dhe të të ardhurave.

Konkretisht në tre mujorin e dytë të 2020 shtoi 9 milionë përdorues të rinj dhe të ardhurat u rritën me 17% në 454 milionë dollarë. Analistët e Wall Street Kishin parashikuar 438 milionë dollarë të ardhura. Megjithatë statistikat e përdoruesve ishin poshtë pritshmërive të kompanisë e cila shpreson të arrin 239 milionë.

Rritja e numrit të përdoruesve për shkak të izolimit të koronavirusit u venit më shpejt sesa kishin menduar të gjithë.

Edhe për tre mujorin e tretë të 2020-ës Snap shikon rritje me një numër përdoruesish mes 242 deri në 244 milionë. Kompania tha se Snapchat Shows, strategjia e Snapchat për përmbajtjet argëtuese, panë një rritje prej 45%.

Numri i përdoruesve ditor u rrit me 9% në Amerikë, 12% në Evropë dhe 37% në pjesën tjetër të botës.