E duan për zërin e saj, për interpretimin e këngëve popullore e veçanërisht atyre korçare, këngët e vendit ku ka lindur.

Por ka edhe shumë elemente të tjera të cilat e bëjnë atë ende më të dashur për publikun, është bukuria e saj. Ndonëse afër të 50-tave Eli Fara, duket si të ishte  një vajzë e re.  Flokët e saj të zinj e të gjatë dhe buzëqeshja japin përshtypjen se vitet për të nuk po ecin,.

Se ende ruan pamjen e një vajze të re dëshmojnë edhe fotografitë të cilat i publikon në rrjetet sociale.