Qytetarët e Strimnicës – Komuna e Zhelinës, ndjehen të revoltuar me  organet përgjegjëse shtetërore, ku në mes të fshatit kanë vendosur një tabelë informuese të shkruar vetëm në gjuhën maqedonase.

Nuk është hera e parë që organet shtetërore bëjnë shkelje të tilla ligjore, ku nuk respektojnë edhe ligjet që i kanë sjellur edhe vet.

Qytetarët e revoltuar me të drejtë kërkojnë urgjentisht  nga organet kompetente  dhe sidomos nga ata që i kanë sjellur tabelat  që të njëjtat të hiqen dhe të zëvendësohen me tabela  të reja edhe në gjuhën shqipe, pasi që siç thonë ata nëse qëllimi i këtyre tabelave informuese është informimi i qytetarëve, atëher informimi duhet të bëhet edhe në gjuhën  që ata e kuptojmë, që i bie edhevgjuhën shqipe, për më tepër kur vendbanimi në fjalë është 100% i banuar me shqiptarë.

Njëkohësisht qytetarët i bëjnë thirrje edhe inspektoratit të zbatimit të ligjit Gjuhëve, sidomos zv/Kryeministrit Bujar Osmani i cili para do kohe në rolin e inspektorit të zbatimit të gjuhës, bënte kontrolle nëpër institucione se sa respektohet përdorimi i gjuhës shqipe, që të vij edhe në Strimnicë të shoh turpin që institucionet ku bën pjesë edhe ai nuk e respektojmë ligjin.

Përndryshe tabela  në fjalë është vendosur  për të informuar  mbi projektin për rregullimin e rrugës në këtë fshat, projekt  që finansohet nga Agjencioni për financim dhe përkrahje në bujqësi dhe zhvillim rural pranë Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Komunën e Zhelinës.

Më poshtë ju sjellim edhe fotografinë e tabelës.