Një nga të pranishmit në lokalin e natës ku ndodhi sulmi në Stamboll, ka rrëfyer për CNN momentet e tmerrit.

Dëshmitari tregon se u dëgjua zhurmë të madhe dhe më pas rojet e sigurisë u kërkuan njerëzve që të dilnin jashtë. Ai shprehet se nuk e di se sa agresorë ishin, por ka parë me sytë e ti vetëm një person të armatosur.

“U qëllova në këmbë”, tha ai në anglisht ndërsa e mjekët e merrnin me ambulancë. “Ata njerëz të çmendur qëlluan kudo”.

Agresori, i cili deri tani nuk është identifikuar ishte veshur me kostum babagjyshi në momentin kur hyri në klub.