Numër më të vogël të dokumenteve dhe kryerje më të shpejta të procedurave doganore, njofton për AIM drejtori i Drejtorisë doganore, Gjoko Tanasoski, përcjell Fol.

”Një nga prioritetet strategjike për ne dhe Ministrinë për Financa është përmirësimi dhe thjeshtësimi i rregullores doganore, me qëllim lehtësimin e punëve të kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha të konkurrencës dhe eksportit”, thekson Tanasoski.

Ai më tej shton se pjesa më e rëndësishme e rregullores doganore do të jetë Ligji i ri doganor i cili do të jetë në përputhje me Ligjin e ri doganor të BE-së që ka filluar të zbatohet nga viti 2016. /Fol/