Në SPB Shkup mbrëmë në orën 00:10 minuta është paraqitur nga Qendra emergjente se te ta është sjellë D.T. (1971) nga Shkupi.

Siç informoi SPB Shkup, mbrëmë rreth orës 23:35 në udhëkryqin e bulevardit “Aradhet partizane” dhe rrugët “Bledski dogovor” dhe “Pariska” në Shkup, D.T. duke drejtuar automjetin motorik “folksvagen golf” me targa të Shkupit, ka humbur kontroll ndaj automjetit dhe është përplasur në kopshtare të betonit në mes të rrugës nga bulevardi “Aradhet partizane” pas çka automjeti është përmbysur.

Te D.T. janë konstatuar lëndime të rënda trupore nga armë zjarri, gjegjësisht plagë në pjesën e barkut, gjoksit dhe dorës dhe ai është mbajtur për mjekim në Qendrën emergjente.

SPB Shkup kumtoi se bëhet fjalë për zbardhjen e rastit dhe konfirmimin e motiveve.