Kryeministri i ardhshëm, Zoran Zaev beson se testimi ekstern do të anulohet para 5 qershorit kur edhe nisin provimet për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Zaev tha se menjëherë pas votimit të qeverisë, që pritet të ndodhë deri në të mërkurën në mbrëmje do të nisë procedurën për shfuqizimin e testimit ekstern.

Sipas tij, ky është premtim parazgjedhor dhe si i tillë do të realizohet.