Barcelona po përballet me Sevillan në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të La Ligas.

Tifozët vendas në fillim të kësaj ndeshje, kanë hapur një flamur të Katalonisë, e po ashtu edhe mesazhe përmes të cilave kërkonin drejtësi për politikanët e arrestuar të këtij regjioni.

Parlamenti i Katalonisë pak ditë më parë deklaroi pavarësinë nga Spanja, gjë e cila po cilësohet si anti-kushtetuese nga shteti spanjoll.

Autoritetet spanjolle tashmë kanë arrestuar një numër të madh të politikanëve në Kataloni.