Përbërësit:

3 kokrra vezë

100 gr sheqer

250 gr maskarpone

100 gr biskota (biskota Pavezini)

Përgatitja

1)Në një tas rrahim vezët e sheqerin derisa të formohet një masë homogjene.

2)Më pas shtojmë djathin maskarpone dhe e rrahim sërish që të bashkohen gjithë përbërësit.

3)Njomim biskotat Pavezini në kafe dhe i vendosim në fund të kupave.

4)Më pas hedhim shtresën e kremit, pastaj një shtresë tjetër biskotash dhe sërish krem.

5)Në fund e spërkasim me kakao dhe e dekorojmë sipas dëshirës.

6)E shërbejmë kur të jetë mpiksur.