Tre të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci në jug të vendit. Bëhet fjalë për tre të rinj të moshave 20 dhe 17 vjeç nga Bogdanci. Aksidenti ndodhi kur u përplasën makina “Audi A3” që drejtohej nga 20 vjeçari B.XH nga Bogdanci dhe “Ford Fiesta” që drejtohej nga 40 vjeçari L.P nga Kavadarci. Jetën e kanë humbur bashkëudhëtarët e “Audi A3”, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. (INA)