Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite në fshatin Hotël te Komunës së Likovës. Ali Aliji, 24-vjeç nga ky fshat ka ndërruar jetë pasi mbi trupin e tij ka rënë luga e eskavatorit në vendin e punës ku punonte Aliu.

24-vjeçari, i vetmi djalë i familjes Aliu, kishte hyrë nën lugën e eskavatorit të ngritur lart për të parë një defekt të makinës së rëndë, ndërsa papritur luga i ka rënë mbi trup.

Gazeta KOHA merr vesh se, mjekët e Ndihmës së Shpejtë të Shtëpisë së Shëndetit në Likovë, vetëm kanë konstatuar vdekjen e Aliut, pasi i njëjti kishte ndërruar jetë në vendngjarje.