Tre gjykatës shqiptarë pjesë e ekipit që ka liruar Orce Kamçevin, njëri bashkëshort i Teuta Arifit

Kanë dalë në opinion emrat e tre gjykatësve shqiptarë që kanë qenë pjesë e Këshillit gjyqësor, i cili ka liruar ngaparaburgimi biznesmenin Orce Kamçev, ndryshe mik i afërt i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Bëhet fjalë për gjykatësit Shpend Devaja, Xhemali Saiti dhe Afrim Fidani.

Devaja ndryshe është bashkëshort i kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish zëvendës kryeministre në Qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Ata tre kanë qenë pjesë e Këshillit gjyqësor të formuar për të vendosur lidhur me ankesën e Kamçevit kundër paraburgimit të caktuar nga Gjykata themelore dhe e Apelit, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike.

Ky skandal ka dalur në skenë si pjesë e skandalit me incizimet për milionat e marra nga biznesmeni Orce Kamçev nga Boki 13, ku përmendet edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva.

Pikërisht Janeva, respektivisht PSP nuk ka ankimuar vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Kamçevit, gjë që shton dyshimet në opinion se ajo ka mundur të jetë pjesë e aferës “Reket”.

Më poshtë keni linkun e vendimit të plotë gjyqësor https://360stepeni.mk/wp-content/uploads/2019/08/vkz-1.pdf

SHPËRNDAJE