Për shkak të të ftohtit të acartë në Evropën perëndimore dhe qendrore kanë humbur jetën të paktën 51 persona.

Në Poloni dje temperaturat kanë shënuar minus 20 gradë Celsius, dhe për shkak të hipertermisë vdiqën dhjetë persona. Të premten dhe të shtunën vdiqën edhe dhjetë të tjerë, transmeton TetovaSot.

Në Republikën Çeke nga e premtja deri sot kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona të pastrehë, ndërsa në Itali i ftohti ka marrë jetën e tetë njerëzve, pesë prej të cilëve janë të pastrehë.

Në aksidentin e djeshëm në Francë për shkak të kushteve të këqija të motit humbën jetën katër persona nga Portugalia, dhe u plagosën 20 të tjerë.

Në Ukrainë dhe Bjellorusi, ku temperaturat ka rënë në 20 gradë miunus, nga i ftohti humbën jetën 13 njerëz./TetovaSot/