Kryeministrja britanike Theresa May zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë duke u bërë kështu liderja e parë botërore që takohet me Donald Trump pas emërimit.

Trump dhe May janë fotografuar duke ecur dorë për dore në Shtëpinë e Bardhë sot teksa dëshmuan një raport të veçantë ndërkohë që Presidenti insistonte se Brexit do të ishte ‘mrekulli’.

Presidenti Trump tha se ai ishte i nderuar nga vizita e kryeministres britanike dhe se marrëdhëniet në mes të dy vendeve nuk kanë qenë më të forta.

May ka përcjellë mesazhin e Mbretëreshës së Britanisë duke ftuar presidentin Trump që gjatë këtij viti të vizitojë Britaninë e Madhe.

Kryeministrja ka treguar gjithashtu gjatë konferencës, së Presidenti Trump e ka pranuar ftesën.