Kreu i ASH-së insiston që në koalicionin opozitar të fusë edhe parti të pushtetit, gjegjësisht Alternativën. Siç mëson Tetovasot, në fundjavë pritet të takohet edhe Bilall Kasami me Menduh Thaçin, për të forcuar frontin opozitarë edhe më shumë, karshi BDI-së.

Ndryshe, në paraqitjet publike, kreu i BESËS Kasami ka deklaruar se është i gatshëm të hap edhe më shumë frontin opozitar që fitorja të jetë më e madhe më 12 prill. Ai gjithashtu u ka bërë apel edhe shoqërive civile, intelektualëve dhe gjithë atyre që e duan ndryshimin./tetovasot