Për të çdo frymëmarrje është një betejë në vete. Djurdjica Caeva është një vajzë 39 vjeçe nga Gjevgjelia, jugu i Maqedonisë.

Çdo ditë ajo e pi nga një tabletë viagra për të mbijetuar, sepse për sëmundjen e saj – hipertensionin pulmonar, nuk ka ilaç, përcjellë GazetaMetro.net

“Jam mësuar me këtë mënyrë jetese, nuk kam çka pres më shumë. Bëj jetë normale, aq sa është e mundur. Kur të mundem dhe aq sa mundem punoj në shtëpi, e kur nuk mund s’kam çfarë të bëj”, thotë ajo.

“Thjeshtë mësohesh me këtë mënyrë jetese. Njoh pacientë që kanë hipertensionin pulmonar dhe kanë sëmundje të tjera. Ata janë në situatë edhe më të rëndë se sa unë, sepse nuk kanë as terapi”, u shpreh Caeva.

Asaj i janë dashur 5 vjet përpjekje me institucionet shtetërore, vetëm që kjo sëmundje e rrallë të futej në regjistër dhe kështu të mbulohen shpenzimet e larta të terapisë.