Valentina Bislimovska, nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik fillimisht është emëruar Prokurore në Prokurorinë Themelore të Shkupit, e më pas më 31.01.2018 Këshilli i Prokurorëve Publik të njëjtën prokurore e ka emëruar, për prokurore në Prokurorinë për krim të organizuar edhe atë, si propozim nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, duke plotësuar përfaqësimin e 25 përqindshit në të njëjtin departament!
Përndryshe kjo është prokurorja e cila e perfaqëson aktakuzën kundër kryeministrit Zoran Zaev për lëndën “Ryshfeti”.
E njëjta prokurore është ajo e cila si prokurore në Prokurorinë Themelore të Shkupit, ka ngarkuar Fejzi Azirin nga rastit “Monstra”, për një rast tjetër, dhe atë për armëmbajtje pa leje.
Gjykatësja Verica Minovska e Gjykatës Themelore Shkupi 1, e cila njihet si gjykatësja më profesiniste në gjithë pushtetin gjyqësor, të akuzuarin Fejzi Aziri e shpalli të pafajshëm nga kjo aktakuzë e Valentina Bislimovskes.
E njëjta prokurore, e ankimoi vendimin nga Gjykata e Apelit dhe kerkoi që të dënohet Fejzi Aziri.
Edhe pse Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim procesin e Fejzi Azirit, gjykatësja Verica Minovska nga Gjykata Themelore Shkupit 1 edhe për herë të dytë e konstatoi pafajsinë e Fejzi Azirit.
Valentina Bislimovska përsëri e ankimoi vendimin ku Gjykata Themelore e shpall të pafajshëm Fejzi Azirin.
Gjykata e Apelit përsëri e kthu në rigjykim procesin e Fejzi Azirit, mirëpo pasi që gjykatësja Verica Minovska plotësoi kushtin e pensionimit, ajo kaloi në pension dhe rastin e vazhdoi ta procesojë gjykatësja Lidija Trajkovska, ku për të njëjtën vepër, me të njejtat prova edhe pas dy vendimeve të pa fajsisë Fejzi Aziri dënohet me 6 vite e gjysëm burg edhe atë në kohën e montimeve nga ana e regjimit të VMRO-së.
Rasti në fjalë është i ankimuar nga ana e Fejzi Azirit në Gjykatën Supreme, ku ende nuk është marrë vendim për këtë rast./PaCensurë