Në bazë të exit-poll të Klan Kosova rritje më të madhe të votave në këto zgjedhje ka arritur lëvizja “Vetëvendosje”. Ky subjekt politik ka rritje të votave për rreth 140% krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

Në Exit Pollin e bërë nga Klan Kosova, kanë dalë këto rezultate:

Sipas matjeve të këtij sondazhi, koalicioni PAN ka dalur si koalicioni më i votuar me 40 për qind të votave. Ndërkohë, partia e dytë më e madhe ka dalë Vetëvendosje me 30 për qind. E treta kësaj radhe sipas sondazhit, kësaj radhe është renditur koalicioni LDK-AKR. /Zeri/