“Nuk ekziston arsye e vërtetë që të garantohet pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv të partisë e cila do të merrte shumicë votash nga votat shqiptare”, përfundoi Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, në seancën e djeshme.

Nga atje kumtuan se ata kanë sjell përfundim me të cilin Komiteti Ekzekutiv i partisë “duhet të vazhdojë që t’u kundërvihet përpjekjeve për ridefinim të Maqedonisë nga shtet multietnik në shtet binacional”.

“Nuk guxon që të lejohet realizimi i fazave të tjera  të procesit i cili nënkupton ndryshim të bankënotave, sjelljen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, kantonizim dhe federalizim, por edhe fillim të bisedimeve për ndryshim të himnit, temës dhe flamurit, por edhe të ndryshimit të emrit dhe identitetit. Komiteti Qendror e konstatoi gjendjen faktike politike në të cilën fituesja e bllokut të partive shqiptare vendosi të mos koalicionojë me partinë fituese të bllokut maqedonas duke e dërguar në opozitë”. Me këtë përgjithmonë është shkelur parimi “fituesi me fituesin” dhe më nuk do të ekzistojë që në të ardhmen të garantohet pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv të partisë e cila ka marrë shumicë votash nga shqiptarët”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE.

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, gjithashtu njofton se sipas tyre, mënyra më e mirë për dalje nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.