Zoran Zaev duhet të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të përgjigjet për krimin të cilin e ka bërë. Kjo është më së paku që mund të bëjë një politikan i cili e mban LSDM-në si peng të karrierës së tij dhe i dhe i cili për dy vjet e gjysmë e torturon Maqedoninë me politikën e tij destruktive, theksoi në konferencën e sotme për shtyp, Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE.

Ai theksoi se Zaev duhet të largohet, pasi që, thotë, i ka gënjyer bashkëpartiakët dhe tërë opinionin se do të japë dorëheqje nëse humb në zgjedhjet e 11 dhjetorit, e ka gënjyer gjykatën se ka pasur takim me ambasadorin italian, Karlo Romeo për ta anuluar edhe një seancë, ndërsa është ankuar edhe për gjykatën dhe gjykatësin dhe ka treguar se për të nuk vlejnë ligjet e Maqedonisë.

Sipas tij, Zaev duhet të japë dorëheqje edhe për shkak prishjes së imazhit të shtetit dhe për, siç thotë, ndyrjen e imazhit të ambasadave të cilat i ka keqpërdoruar për t’iu shmangur seancave gjyqësore.