Dalin detaje te reja në lidhje me masakrën e ndodhur në Tiranë ku djali vrau të atin me çekiç dhe më pas e fshehu trupin duke e hedhur në liqenin e Farkës.

Në një kohë që policia ka arrestuar djalin Selman Aliaj, familja e të ndjerit ka hapur dyert e mortit.

Fejzi Alija, babi i tre djemve do të varroset në vendlindjen e tij, në Kukës, ndërsa sipas familjarëve djali ishte me probleme, ndërsa nuk dëgjonte mirë.

Po sipas familjarëve, përcjellin mediat shqiptare, djali do të martohej në janar të 2018-ës dhe ia ati e mbante shumë afër për arsye të problemeve që kishte.

Familja Aliaj ardhur vite më parë nga Kukësi dhe ishte vendosur në zonën e Shkozës aty ku kishin ndërtuar një banesë të vogël përdhese dhe ku jetonin në kushte tejet të vështira ekonomike.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :

• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende të forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë – Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volkswagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.
Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “çekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo vepër penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.