VW tregon kur fillon shitja e Golfit më të ri

Prodhuesi gjerman po bën përpjekje që gjenerata e re e tetë e modelit më të shitur në Evropë të nisë shitjen për klientët e saj të parë në 2019.

Njeriu i parë i Volkswagen, Herbert Dis, tha për AutoNews se kompania është në mes të përgatitjes për prodhimin serik të Golfit të ri.

“Ne po punojmë shumë për të përfunduar afatin dhe për të filluar dorëzimin e makinave para fundit të vitit”, ka thënë ai.

Gjatë zhvillimit të gjeneratës së re të Golfit, inxhinierët e Volkswagen-it kanë hasur probleme me problemet e softuerit, pasi është planifikuar që kabina digjitale të jetë gjithnjë në internet dhe të përditësohet pa tela.

Megjithatë, kjo veçori do ta ekspozojë kompjuterin në automjet me sulme të mundshme kibernetike dhe kërkon masa më të gjera të sigurisë.

Për shkak të të gjitha këtyre, softueri Golf 8 është shumë më kompleks se ai i gjeneratës së tanishme të shtatë.

Kur në mes të marsit informacioni rreth problemeve gjatë përgatitjes për prodhimin serik të Golfit të ri u bë publik, u spekulua se premiera mund të vonohet për vitin 2020, por me gjasë Golf 8 do të paraqitet këtë vit. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE