Deputeti Xhevat Ademi nga BDI  gjatë seancës së djeshme të kuvendit vlerësoj se ka vend për analizë, për përgjegjësi se pse dështuan institucionet në paralajmërim. Ai  nga foltorja e kuvendit.ka propozuar: “Më mirë lopatë për secilin deputet se sa 10 minuta fjalim nga foltorja e Kuvendit. Të ndajmë nga një pagë mujore të deputetëve për vendet e vërshuara”. Institucionet po punojnë, po punojnë edhe qytetarët, ne çfarë po bëjmë. Ata nuk mund të na përcjellin. Propaganda në këtë seancë është zero…