Mundësitë për formalizim të bashkëpunimit me Qendrën zvicerane për siguri, zhvillim dhe qeverisjes të së drejtës (DCAF), në pjesën e hulumtimeve dhe ekspertizave për proceset reformuese në sektorin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë, sipas praktikave më të mira nga vendet anëtare të BE-së, ishin një pjesë e temave të takimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me përfaqësues të lartë të Qendrës Tomas Gueber, drejtor dhe Mark Remilard, menaxher programor, përcjell Fol.

“Jemi të vendosur të realizojmë profesionalizim të shërbimeve të sigurisë dhe ta bëjmë sistemin funksional, duke siguruar mbikëqyrje parlamentare dhe kontroll qytetar mbi punën e shërbimeve të sigurisë, si një prej reformave kyçe që i bëjmë në kuadër të procesit reformues”, ka thënë kryeministri Zaev në takimin në të cilin ka marrë pjesë edhe Sibil Suter Tejada, ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë.

Konstatim i përbashkët i bashkëbiseduesve ka qenë se për reformat në sektorin e sigurisë nevojitet proces inkluziv, me inkuadrimin e Parlamentit, opozitës dhe sektorit qytetar. Është biseduar edhe për përforcim të kapaciteteve gjyqësore dhe të prokurorisë në kuadër të këtij procesi reformues. /Fol/