Si duket kanë ngelur edhe pak ditë që operacioni i paralajmëruar nga Kryeministri Zoran Zaev i ashtuquajtur “Fshesa” ti bëjë pastrimet e para nē Qeveri dhe ne disa drejtori. Ne muajin Qershor pritet të bëhet edhe rikonstrumi i Qeverise ku do të shifen edhe efektet e para të “Fshesës”.

Ky paralejmërim në një mënyrë ka acaruar edhe raportet mes koalicionit LSDM dhe BDI, ku kjo e fundit haptazi ka shprehur revoltēn ndaj paralajmërimit të Kryeministrit Zaev per Fshesën e paralajmëruar.

LSDM e cila çdo ditë e më shumë po e ndjen hendikepin e bashkëqeverisjes me kuadro të BDI-së, të cilët një kohë të gjatë i kishin shërbyer Nikolla Gruevskit dhe tani të njejtët janë pengesë për reformat e shumëpritura të kësaj Qeverie, ka vendosur përfundimisht ta thyej këtë kompleks duke “goditur” mbi kuadrot e BDI, që për perë të parë po jep paralajmërim se BDI edhe mund të përzihet nga qeveria në rast të rezistencës së saj.

Strategjia e LSDM dhe e Zoran Zaev është që formalisht ti bëjë ca pastrime formale në oborrin e tij që më pas ta përdor fshesën tek zyrtarët e BDI-së.

Fshesa e Zoran Zaevit, do jetë e pakompromis ndaj shumë zyrtarëve të BDI, ku i pari pritet të jetë ndaj Nënkryetarit të BDI-së dhe Ministrit të Ekologjisë Sadulla Durakut, e cila do të jetë edhe nje goditje indirekte ndaj liderit të BDI Ali Ahmetit, i cili do e ketë të pamundur ta shpëtojë karrigen e Ministrit të nënkryetarit të tij Sadulla Durakut.

Të njejtin fat pritet ta ketë edhe Hazbi Lika, por edhe Bujar Osmani, në rast se Maqedonia e Veriut nuk mer rekomandim pozitiv dhe datë për fillimin e negociatave me BE në Qershor

Ky moment pa dyshim se do ta trondit koalicionin LSDM-BDI, edhe pse BDI do ta ketë të pamundur të bëjë rezistencë ndaj fshisës së Zaevit aq më tepër kur Ligjet ne drejtesi dhe Prokurorine Publike Speciale, kanë në target edhe shumë zyrtar të BDI të përfshirë ne korrupcion dhe korupcion.

Në bazë të informatave që posedon portali yne Kryeministri Zaev insiston që vetë Ali Ahmeti ti bëj ca pastrime në BDI, duke i zëvendësuar Ministrat me ministra të rinj, që mos të ndodh atë ta bëjë vetë Kryeministri Zaev edhe për kuadrot e BDI-së.

Fshesa e paralajmëruar gjithsesi që do sjell telashe dhe përçarje ne BDI, aq më tepër kur për herë të parë në RMV, një Kryeministër do ti shkarkojë disa Ministra shqiptar, dhe ko vetë partia ose Lideri në kë rast Ali Ahmeti.

BDI është totalisht e dëshpruar nga sjellja politike e LSDM dhe e Kryeministrit Zaev, për fshesën e paralajmeruar edhe per kuadro të BDI, aq më tepër kur BDI po priste pas zgjedhjes se Presidentit të RVM dhe kontributit të BDI, kjo e fundit të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të marrë posicionin e Guvernatorit të Bankes Popullore te RVM.