Kryeministri Zoran Zaev nga 12 shkurti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë vizitës kryeministri do të ketë takime me presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Turqisë Binali Jëlldërëm, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman.