Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për HRT theksoi se nuk duhet që kriza politike të shndërrohet në konflikt qytetarë në Maqedoni dhe se regjimi mposhtet me stilograf.

 

“Jam i bindur se nuk do të ketë gjakderdhje. Nëse duhej të ndodhte kjo do të ndodhte shumë më herët. Me shumë durim, shumë përkushtim, me kujdes, përmes bisedimeve arritëm deri këtu. Jam i lumtur dhe krenar sepse ne kemi rrëzuar regjimin me stilograf dhe votë”, deklaroi Zaev.

Zaev foli edhe për fushatën e OBRM-PDUKM-së, që sipas tij ka për qëllim të imponojë frikë dhe paqartësi tek qytetarët.

“Në këtë moment oponenti im politik aludon në fitore, në federalizi. Koncepti jonë është Maqedoni për të gjithë, ndërsa i tyre është “Maqedonia e maqedonasve”, tha Zaev duke bërë thirrje për qetësi, ndërsa nga Ivanovi kërkoi mandatin për formim të qeverisë së re.