Zaev për rastin “Monstra”: Fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev i pyetur sot rreth zhvillimeve të fundit me rastin “Monstra”, me çrrastë prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për disa nga të akuzuarit, ndërsa Zaev kohë më parë kishte deklaruar se në burg po qëndrojnë njerëz të pafajshëm, sot tha se fjalën e fundit për rastin konkret e ka gjyqësori. Megjithatë u shpreh se të gjitha detajet që posedonte për këtë rast i ka dorëzuar në ish Prokurorinë Speciale.

“Gjithmonë e kam thënë se gjykata është ajo që e thotë fjalën e fundit. Gjithmonë kur kam dhënë përgjigje për këto çështje, kam lënë rezerva. Gjithmonë e kam thënë se fjalën e fundit duhet ta thonë organet e gjyqësisë. Më vjen mirë që arritën që përmes dorëzimit të materialeve të përgjuara të mundësohet rigjykimi i proceseve gjyqësore dhe përmes të cilave do të zbulohet e vërteta… Asnjëherë nuk kam përmendur person tjetër si fajtor për rastin. Kam dhënë gjithmonë përgjigje për çdo raste, gjithmonë e kam thënë atë që kam menduar, por e përsëris sërish se fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë.”, tha Zaev./ALSAT