Kryeministri Zoran Zaev ka treguar se cilat do të jenë pikat që do të diksutohen në mbledhjen e parë të Qeverisë.
“Pikat prioritare janë të lidhura me fillimin e qeverisjes, ndarjen e resoreve dhe portfolin e ministrave pa resorë, emërimin e zv/ministrat e Qeverisë, zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm, shefit të kabinetit, vendosjen e komisioneve ekzistuese dhe atyre që janë komisione ad-hoc në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, që të mund t’i vendosim konturat fillestare të vetë Qeverisë”, ka thënë Zaev, përcjell FOL.

Ai ka shtuar se do të dëshironte që sot të ketë takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë do të doja që prej sot të kem takim, pas kësaj ngjarje do ta kontaktoj në telefon që të mund të vazhdojmë të merremi vesh edhe për aspektet tjera të vendosjes së konturave të Qeverisë, siç janë zëvendësit , postet e drejtorëve në ndërmarrjet publike, agjencione dhe të ngjashme dhe ndarjen e asaj që donë të thotë vendosje ekspertësh në organet qeveritare”, ka shtuar Zaev.