Salman Abedi, i dyshuari kryesor për sulmin në Mançester, vitin e kaluar kishte thënë se do të marr hak për vrasjen e shokut të tij, të cilin anglezët e sulmuan në qytet.

Kështu kanë cituar një burim të afërt me familjen e tij, mediat britanike.

Abedijev që ishte me origjinë libiane, vdiq pasi disa të rinj britanikë e qëlluan me thikë, në maj të 2016 në Mançester, ka thënë burimi i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Ky incident ka zgjuar zemërim mes të rinjve libianë dhe atyre të Manchesterit, sidomos Salman i cili e ka shprehur në mënyrë të qartë një dëshirë për të marr hak”, shtoi ai, raporton AFP.

Burimi në fjalë ka thënë, se janë munduar në çdo mënyrë të qetësojnë të rinjtë, por Salman nuk e ka harruar incidentin, transmeton lajmi.net

Në sulmin e Manchesterit mbeten të vrare 22 persona dhe 119 të tjerë u plagsën shumica prej tyre adoleshentë.