Zinedine Zidane e ka nisur me fitore aventurën e tij të re te Real Madridi pasi Los Blancos kanë mposhtur Deportivo La Corunan me rezultat 5:0 në Santiago Bernabeu.

Real Madridit të Zidanit, i mjaftuan dy gola në pjesën e parë dhe tre në të dytën për të fituar bindshëm ndaj Deportivos në një ndeshje ku shkëlqeu treshja sulmuese BBC. Ronaldo nuk shënoi në këtë takim, por u shënua në listën e asistuesve.

Gareth Bale realizoi sërish het’trik që ishte i dyti për të këtë edicion, dy të tjera i shënoi Benzema.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi pozicionohet në vendin e tretë në tabelë me 40 pikë, 2 më pak se Barcelona e një pak se Atletico, teksa kujtojmë se dy skuadrat në fjalë kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar

zidanereal

https://youtu.be/oEcBjrIFoDQ?t=9