Çdo përpjekje për të rrezikuar qëllimin përfundimtar të Marrëveshjes së Przhinos, konkretisht zgjedhjeve më 24 prill, po rrezikon marrëveshjen e plotë dhe përfundimtar të daljes nga kriza politike, thotë drejtori i Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski, duke komentuar deklaratën e liderit të LSDM-se, Zoran Zaev, se me ardhjen e komisionerit Johannes Hahn do të diskutohet nëse zgjedhjet do të jenë në prill, qershor apo edhe në shtator.

“Dalja nga kriza politike, gjegjësisht që zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill është kurora e Marrëveshjes së Përzhinos. Qytetarët e Maqedonisë presin që marrëveshja të zbatohet dhe vendi të vazhdojë të ndjekë rrugën e reformave. Çdo përpjekje për rrezikimin e qëllimit përfundimtar të marrëveshjes, zgjedhjet më 24 prill, rrezikon të gjithë marrëveshjen”, tha Kotevski.

Ai tha se thelbi i Marrëveshjes së Przhinos “nuk është që të bëhet një ministër teknik pa mandat nga qytetarët”, por për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike

kot