Një zjarrfikëse femër ka krijuar një ushtri të vërtetë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët vetëm rriten falë pamjes së saj të mirë dhe formave bombastike trupore.

Jo vetëm që shpëton jetët njerëzore, por 30-vjeçarja Gunn Narten nga Norvegjia punon edhe si trajnere personale për të gjithë ata që kanë nevojë për të përmirësuar pamjen e tyre trupore. Ajo është aq e fortë saqë mund të ngrejë edhe një kamion.

Zjarrfikësja shprehet se njerëzit zakonisht tërhiqen dhe e lënë këtë profesion, por ka qenë ambicia ajo që e ka mbajtur në këmbë për kaq e kaq vite punë.

“Vendosa të bëhesha zjarrfikëse në moshën 19-vjeçare, pasi kam dashur gjithmonë të isha aktive dhe pjesë e një ekipi. Kur zbulova se mund të kombinoja këtë dëshirë me punën fizike e njëkohësisht të bëja mirë për të tjerët, zgjedhja ishte shumë e thjeshtë. Pasi aplikova për një punë në departamentin e zjarrit, ime më tha: “Nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë që një femër të dojë të jetë zjarrfikëse, përse ti?” dhe unë u përgjigja: “Përse jo unë?”. Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se është punë qejfi dhe argëtuese, por ka vështirësitë e saj. Nuk është e zakontë të shikoni një zjarrfikëse femër, ndaj njerëzit janë gjithmonë kurioz të dinë se çfarë bëj unë. Për mua kjo është një punë normale”, – thotë ndër të tjera vajza.