Policia në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje prej Republikës së Maqedonisë mbrëmë në orën 22.15 i ka arrestuar shtetasit turk G.B.(36) si dhe dy persona minoren prej nëntë dhe 11 vjeç, të cilët për kontrollin e pasaportës kanë treguar dokumente të huaja udhëtimi, përcjell Fol.

Siç kumtoi MPB, në vendkalimin kufitar ata kanë arritur me automjet “audi A4” me targa të Shkupit i drejtuar nga G.S. (44) nga Shkupi. G.S. është arrestuar së bashku me G.B., pasi që dyshohet se ka bërë kontrabandimin e emigrantëve.

Me vërtetimin për lëndë të marra para kohe, nga G.B. janë marrë tre dokumente udhëtimi të Maqedonisë, ndërsa nga G.S. automjeti, patentë shoferi, çelës për startim dhe 900 euro në kartëmonedha dhe 200 euro dhe 50 euro. /Fol/