Pos që është shumë e shijshme, kjo ëmbëlsirë është shumë e shëndetshme.

Kjo recetë është edhe një dëshmi se gjërat më të mira në të njëjtën kohë janë edhe më të thjeshtat. Kjo recetë, e vjetër mbi 6.000 vjet, përmendet madje edhe në “Iliadën” e Homerit. Është e njohur si kafjalli grek, ndonëse, në të vërtetë, na vjen nga rajoni i Greqisë, Egjiptit dhe Lindjes së afërt.

Sot është i njohur me emrin ‘pasteli’ dhe bëhet vetëm prej dy përbërësish: farave të susamit e mjaltit.

Pos që është shumë e shijshme, kjo ëmbëlsirë është shumë e shëndetshme. Kombinimi i mjaltit të shëndoshe dhe e farave të shëndosha ka shumë përparësi: e pastron gjakun, e ngre imunitetin dhe është antioksidues i shkëlqyeshëm.

Kombinimi i mjaltit e susamit përmban madje 182 elemente të dobishme për shëndetin e njeriut, ndërsa përmban edhe koncentrim shumë të madh të aktioksiduesve, të cilët pengojnë zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve tjera të rënda.

Prandaj, nuk duhet habitur pse “pasteli” është konsumuar me shekuj, por është e pa rëndomtë se, në kohë bashkëkohore, receta e tij ka humbur diku.