SELIM ILJAZI

Duhet të jetë mëngjes i hershëm, akoma pa lindur dielli për të parë Gostivarin e vërtetë. Për të parë Gostivarin që ka veshur mantelin e qetësisë së përjetshme. Rrugë boshe, pa njerëz, pa zhurma, pa makina, pa smog-un e pështirë që çdo ditë e më shumë po “gllabëron” qytetin. Kudo mbizotëron qetësi absolute, saqë për një moment gjithçka që duket janë vetëm ndërtesat, rrugët dhe disa vetura të parkuara. Ajo pamje që të ofron qyteti në mëngjez, në pak çaste kthehet në një larmi zhurmash njerëzore që pak çaste më parë dukej sikur nuk egzistonin fare, e sikur mbinë nga hiçi. Në pak minuta Gostivari kthehet në një “arenë” të vërtetë. Ndryshimi bëhet aq shpejt, saqë nuk je gati ta perceptosh realitetin. Njerëz që ecin nga të gjitha drejtimet, pa ditur nga janë nisur dhe ku do të shkojnë. Makina që iu bien borive pa qenë nevoja. Të tjerë që vrapojnë për në punë. Nxënës që nxitojnë me çanta mbi supe për tu akomoduar në auditoret e institucioneve arsimore përkatëse. Lypës, të cilët dalin që në mëngjes për të mbledhur sadopak të holla e të ushqejnë familjet e tyre ku varfëria iu është ulur këmbëkryq në ambjentet e lodhura ku ato jetojnë. Kalimtarë të rastit, të thjeshtë apo edhe nga ata që vërdallisen kot, pa e vrarë mendjen. Ka edhe nga ato qytetarë që vrasin kohën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe vërtiten të gjithë në sheshe apo rrugë kryesore. Medoemos kjo pjesë e shoqërisë e sjellin veten si të vetëkënaqurit, ku mundohen të tregohen të emancipuar apo të zhvilluar pasi jetojnë në qytet, pinë kafen, dhe sillen vërdallë gjithë ditën për t”u “dashuruar” me qytetin. Vazhdoj ecjen time nëpër qytet, krah meje vërshojnë vrullshëm makina, të cilat herë ndalen e herë vazhdojnë prej dritave të kuqe të semaforëve dhe vijave të bardha. Por edhe të kalosh rrugën nga njëra anë në tjetrën, quhet heroizëm i vërtetë kur ndodhesh mes valles makabre të automjeteve. Hapat e mia të ngadaltë nuk bëjnë të ecin më përpara teksa shikoj, njerëz duke lypur mëshirë njerëzore, për të fituar sadopak të holla dhe si shpërblim ata marin një indifirentizëm të pashpirt nga njerëzit zemër akullt, të cilët nuk i kursejnë edhe fjalët e rënda vrastare. Pa hezitim i afrohem dhe bisedoj pak minuta me dikan. E pyes se si i shkojnë punët? – Përgjigjet- “Asgjë e mirë për mua dhe familjen time. Askush sdo ti’a dijë. Njerëzit tregohen të pashpirt me mua…”- thotë lypsari, e largohet duke zgjatur dorë me shpresën se kjo ditë do jetë ndryshe për të. Një shqetësim i rëndësishëm dhe me rrezikshmëri të lartë për banorët apo dhe kalimtarë të rastit, janë qentë endacakë që enden nëpër Gostivar, sikur duan të thonë “Territor i zënë”. Duket absurde se si lihen rrugëve këta qen pasi në të vërtete vihet në rrezik jeta e individëve të caktuar qoftë fëmijë, të rritur apo të moshuar. Ndoshta një pjesë e këtyre qenve të rrugës kujdesen për qetësinë e qytetit dhe vërshojnë atje-këtu në mënyrë të çrregullt. Shqetsimi edhe më i madhë vjen nga largimi i rinis nga qyteti i Gostivarit, për shkakë të krizës ekonomike, mos hapja e vende të reja pune, dhe shumë shkaqe tjera, që janë të detyruar të marrin rrugën e mërgimit. Kur e takon një të ri dhe e pyet: çfar plane ke në të ardhmen? -Ajë përgjigjet- Duhet të kishim ikur më parë, por një shoku im ka njërin prej prindërve shumë të sëmurë dhe kjo na ka frenuar. Ndryshe këtu në Gostivar nuk kemi shpresë se mund të punojmë dhe të jetojmë normalisht. Kështu do të mund të ndihmoj dhe familjen time me 5 vetë, që jeton me shumë vështirësi këtu në Gostivar në një banesë të vogël me qira. Deri sa, mbrëmja tashmë ka hedhur mantelin e saj të zi. Ndërsa qyteti vazhdon të boshadise me hapa gjigandë, pa ndaluar aspak. I tillë është Gostivari, mjaftueshëm sa për të prishur ëndrra.