Këto gurabije me arrë kokosi me siguri do kthehen në recetën tuaj të preferuar, pasi ti keni shijuar të paktën njëherë!

Ja si ti përgatisni:

Përbërësit:

1 gotë kos
300 gram miell
1 gotë vaj luledielli
1 gotë sheqer
1 gotë kokos i grirë imët
2 pako sheqer-vaniljeje
½ pluhur pjekjeje

Përgatitja:

Në një enë kombinoni miellin, vajin dhe kosin. Pasi e keni punuar mirë masën shtoni sheqerin, kokosin, vaniljen dhe pluhurin e pjekjes. Punojeni përsëri mirë masën.

Ndajeni në disa toptha të vegjël dhe i shtroni në një tavë, me një distancë nga njëra tjetra. I vendosni në furrë në temperaturë 200 gradë përrreth 25 minuta. Pasi të jenë gati mund ti shijoni!

Nëse dëshironi mund ti mbushni brenda edhe me Nutella.