Qumështi është një ndër produktet më të rëndësishme në planin ushqimor të çdo njeriu për shkak të vlerave të larta ushqyese që përmban. Por, përveçse për t’u pirë dhe për ta kombinuar atë edhe me ushqime  të tjera në receta të ndryshme, qumështin mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera, njësoj të dobishme.

Largon njollat nga rrobat
Enzimat e qumështit janë idealë për heqjen e njollave, madje edhe ato më të këqijat. Thjesht shtoni pak qumësht mbi njollë, lëreni për rreth gjysmë ore dhe më pas lajeni rrobën si zakonisht.

Pastron bimët nga substancat e dëmshme
Në vend të përdorimit të produkteve që janë të dëmshme dhe plotë me kimikate toksike, është më mirë të përzieni pak qumësht në një shishe sprai me ujë. Tundeni mirë dhe spërkatni me të bimët ose lulet e kopshtit tuaj. Kjo do t’i çlirojë ato nga substancat e dëmshme.

Pastron make up-in
Zhysni një copë pambuku në një enë me pak qumësht (në të cilën mund të shtoni edhe disa pika vaj bajameje) dhe pastroni lehtësisht make up-in. Është një mënyrë shumë e shëndetshme dhe pa asnjë lloj kimikati.

Pastron enët duke i bërë ato si të reja
Nëse enët tuaja kanë ndryshuar pamjen dhe ju nuk mund të hiqni disa njolla në to pavarësisht larjes, atëherë për këtë ju vjen në ndihmë pak qumësht. Qumështi do t’ju ndihmojë t’i mbani enët tuaja të duken si më parë. Mjafton t’i lini enët tuaja gjatë gjithë natës në një enë të madhe me qumësht dhe të nesërmen lajini ato mirë. Do të jeni shumë të kënaqur me rezultatin.